Dita e fundit e fushatës parazgjedhore

Në Maqedoninë e Veriut sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën. Nga mesnata hyn në fuqi heshtja zgjedhore që do të zgjas deri të dielën në ora 19.00.

Risia e këtyre zgjedhjeve është se për herë të parë do të vendosen terminale për evidentimin e gishtërinjëve të votuesve. Edhe më tej vijon afati për monitoruesit e zgjedhjeve, me ç’rast aplikimet do të jenë të hapura deri më 6 tetor.

Zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Një ditë para zgjedhjeve do të votojnë të moshuarit, të burgosurit dhe personat që janë në karantinë për shkak të virusit. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...