Dita e shtatë e bombardimeve, çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në qytetet kryesore.
Në jug:
– Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit, ndonëse kryebashkiaku i saj thotë se forcat ukrainase po vazhdojnë të qëndrojnë
– Ekziston frika e viktimave masive në qytetin e Mariupol pranë kufirit me Rusinë, me nënkryetarin e bashkisë duke thënë se një zonë është “pothuajse e shkatërruar plotësisht”.
Në verilindje:
– Ka raportime për një sulm me raketë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, në departamentin rajonal të policisë dhe një pjesë të një universiteti
– Më herët, parashutistët rusë zbarkuan në qytet dhe filluan të luftojnë për kontroll, tha ushtria e Ukrainës.

Zhvillime të tjera:
– Më shumë se 2,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, kanë thënë autoritetet ukrainase
– Bisedimet e paqes do të rifillojnë të mërkurën në mbrëmje midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass./BBCStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...