“Dita e Verës” në Nju Xherzi si dikur në Strugë

Bexhet Asani

Verëza në Nju Xherzi – ShBA (14 mars 2020)StrugaLajm

Kukurakë, degë thane, degë dushku dhe degë shelgu. StrugaLajm

Tungjatjeta! – përshëndeta një grua që rrinte në oborr, para shtëpisë së saj, e që shihte djalin që luante, në këtë ditë me diell të ditës së verës në Nju Xherzi. Më përshëndeti edhe ajo. Sinjal i mirë mendova. Sot kemi festë. A mund të marrë ca degë thane? – Polak je ti? – – Jo. Unë jam shqiptar. Nuk e di pse e bëri atë pyetje!? Iu duka si polak apo edhe polakët e festonin 14 marsin!? Nuk e di! Mundësitë e mia të komunikimit nuk më lejonin që të vazhdoja më tej. Përsërita në anglisht sot kemi festë a mund të marrë ca degë? Thana e madhe, mbi 30 vjeçare, kishte çelur lulet e verdha dhe degët e saj puthnin tokën. Aroma e luleve të thanës ndjehej nga larg. Këputa ca degë thane për mua dhe për kunatën time e cila s’ lë ditë vere pa e festuar. Zien vezë me lëvoret e thata të qepës. Përgatit veroren apo martinkën si i thonë në trevën e Strugës. Vë degët e thanës, degët e dushkut kukurakët nëpër rezet e dyerve dhe nëpër birat e mureve të shtëpisë. Djeg degën e trëndafilit dhe me lëngun e degës së trëndafilit lyen vezën dhe mbesës së saj Drezës i bën një damkë në ballë, një vizë vertikale nga flokët gjer në mes të vetullave. Këtë e bën meqëllim që gjatë ditëve të verës mos e zërë dielli, mos e nxijë…! Besëtytni të bukura apo jo!?

In : Aktuale

Loading...
loading...