Ditmir Hoxha me 16 vjet e 11 ditë debuton në elitën e futbollit!

Mesfushori i talentuar me tipare sulmuese, Ditmir Hoxha nga Struga, me 16 vjet e 11 ditë debutoi në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, shkruan Open-TV.

Ai ka debutuar për Voska Sport në ndeshjen e sotme kundër Tikveshit në Kavadar.

Hoxha ka hyrë në lojë në minutën e 75-t në vend të Destan Adilit. Ka qenë trajneri Seit Kreka që i ka dhënë rastin që ai të tregoj aftësitë e tij në një ndeshje kampionale.
Një minutë më vonë Jahja zvogëloi rezultatin në 2-1 për Tikevshin, rezultat që mbeti deri në fund të takimit.StrugaLajm

Sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e të rinjve të Voska Sport.

Hoxha është rritur te shkolla e futbollit Jang Tim, që drejtohet nga trajneri Seit Kreka.

Javën e kaluar kundër Shkupit, me 16 vjet e 7 muaj debutoi Lorent Zhaku. Hoxha e Zhaku janë dy lojtarë me perspektivë të madhe te Voska Sport nga Ohri.

In : Aktuale

Loading...
loading...