Dje janë djegur tri bastore

Në Shkup dje u dogjën tre pika bastesh sportive. Dy objektet ndodheshin në territorin e Butelit, ndërsa objekti i tretë në zonën e Gazi Babës.

“Dje në ora 02.24 dhe në orën 03.06 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit janë djegur dy objekte të basteve sportive, ndërsa në një rast nga zjarri është përfshirë edhe objekti fqinj. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, tha Ministria e Punëve të Brendshme.

Në orën 03:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Bit Pazarit është djegur dera e jashtme e hyrjes së një objekti të basteve sportive. Zjarri është shuar nga kalimtarët e rastit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...