Do ketë ndryshime ministrash në qeverinë e Zoran Zaevit!?

Kah kohë që në koluaret e gazetarisë po flitet për një rokat të dikastereve ministror në Qeverinë Zaev. është komentuar se kjo mund të ndodh pas hapsjes së ndryshimeve Kushtetuese, e disa herë edhe pas që të përmbylet Marrëveshja e Prespës, shkruan Zhurnal.

Por, jo vetëm për freskime politike, por kjo “tronditje” e kabinetit qeveritar vëhet detyrimisht obligative për kryeministrin Zaev pasi që disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar kanë qenë në spikamë të opinionit publik për mallverzime financiare dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Analisti politik, Qenan Aliu thotë se është e mundur që pas gjitha këtyre zhvillimeve politike në vend të ketë rikostruim të Qeverisë Zaev.

“Po është e mundur kjo pas gjithë këtyre zhvillimeve. Por rikonstruimi i qeverisë do të bëjë vetëm ballanicimin e interesave dhe asgjë tjetër. Por çështja është se mazhoranca është në dilema se kjo duhet bërë para përfundimit të procedurës për ndryshimin e kushtetutës apo pas”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.StrugaLajm

Nga ana tjetër, ish-deputeti, Zudi Xhelili thekson se shumica parlamentare ka numra të nevojshëm për të vazhduar me qeverisjen dhe se nuk ka nevoj për zgjerim të mëtejshëm.

“Por lëvizje të caktuara, apo rikonstruim të Qeverisë mund të pritet varësisht prej planifikimeve të kryeministrit dhe partnerëve qeveritar. Për ndryshe nuk ka situatë të tillë që imponon rikonstruim të detyrueshëm”, thekson për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

In : Aktuale

Loading...
loading...