Do nisin arrestimet në Maqedoni, në shënjestër shumë figura

Agjencia e lajmeve INA javën e kaluar paralajmëroi për arrestime masive që do të pasojnë gjatë këtij muaji, ku në shënjestër janë ish-kryetarë komunash, funksionarë shtetëror, përfshirë edhe ish-ministra, ish-drejtorë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera dhe skandale tjera të keqpërdorimit të kompetencave zyrtare dhe vendimeve të tjera, me të cilat janë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.

Hetimet kanë nisur muajve të kaluar, ndërsa para zgjedhjeve gati ishin finalizuar ato, dhe se MPB-ja pritet që në bashkëpunim me Prokuorinë të nisin veprimet për këto arrestime.
Siç mëson INA, duke u thirrur nga burime qeveritare, do të goditen ish-drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në nivel qeveritar, por edhe në disa komuna, për keqpërdorime masive të buxhetit të shtetit dhe malverzime të tjera.
Janë locuar disa funksionarë dhe në bazë të hetimeve të kryera për ta ka dëshmi të forta për shkelje brutale ligjore. Për shkak të zgjedhjeve nuk jepen emra dhe se është stopuar procesi i ndalimit të këtyre të dyshuarve. Janë funksionarë që disa vite kanë ushtruar detyrat në ato dikastere dhe kanë bërë shkelje të mëdha ligjore,StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...