Do të ketë apo jo rritje të energjisë elektrike

Kryeministri Hristijan Mickoski në dy mendje, thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por gjithashtu deklaron se rritja e çmimit të energjisë elektrike mund jetë maksimum deri në 1 ose 1.5%. Pasi ka kaluar në Kuvend ligji për energjetikë, Mickoski thotë se tani mbetet të vendos Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili është trup i pavarur. Por shton se sipas njohurive të tj, rritja mund të lëviz nga 0 deri në 1%.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Dje ka kaluar ligji për plotësim të ligjit për energjetikë. Nga EVN jam informuar se i kanë rritur kapacitetet në maksimum. Tani i mbetet KRRE-së, ai është trup i pavarur, për të vendosur. Sipas njohurive të mia në  këtë fushë, nuk pres të ketë rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose ajo do të ishte minimale 0,5% deri në 1%, ose rritja e përgjithshme dyfish më pak se inflacioni, jo më shumë se 1-1.5%, pra të lëviz nga 0-1%. Qytetarët të jenë të qetë se rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë, pres këtë ta vendos KRRE”.StrugaLajm

Javën e kaluar deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan propozim-ligj në Kuvend, për plotësim të ligjit për energjetikë, me qëllimin që siç thanë, ta parandalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Sipas Mickoskit, grupi i parë dhe i dytë i amviserive nuk do të ketë rritje, kurse blloku i tretë dhe katërt mund të ketë rritje mes 1 dhe 2%.

Kryetari i Komisionit Rrregullator të Energjetikës Marko Bislimovski në një intervistë poashtu tha se pret të ketë rritje prej 1% pasi sipas tij kjo nuk do të përbënte ndonjë problem për amviseritë, mirëpo nuk e tha se për cilin bllok të tarifave bëhet fjalë, por shtoi se për këtë do të vendos Komisioni.

In : Aktuale

Loading...
loading...