“Do të pres me sharrë elektrike!” Shqiptari terrorizon gruan 56 vjeçare

Një grua e moshës 58 vjeçare pranoi para disa kohësh që të strehonte për disa ditë në shtëpinë e saj një 30 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, por shumë shpejt, “strehimi” u bë shkas që mes tyre të lindte një marëdhënie.
Por relatat e dashurisë nuk kanë zgjatur shumë pasi në momentin që gruaja e divorcuar ka kërkuar përfundimin e raportit, shqiptari është kthyer në një makth për të. I riu e përndiqte gruan, deri aty sa një ditë tentoi t’i thyejë derën e banesës.

Sulmet dhe përndjekja nuk kanë mbaruar me kaq pasi 30 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga media italiane, e ka kërcënuar me jetë 56 vjeçaren.

I riu i ka shkuar në vendin e punës dhe ka bërtitur se do ta therte me sharrë elektrike.StrugaLajm

Ky episod ka bërë që gruaja të lajmërojë policinë dhe të denoncojë shqiptarin. Më tutje policia ka arrestuar të riun. Ngjarja ka nodhur në qytetin e Xhenovas dhe është raportuar nga media mbrëmjen e djeshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...