Do tu fal tokën yzmeqarëve!

Agni Dauti/Strugalajm.com

Do tu fal tokën yzmeqarëve!StrugaLajm


Sikurse shum familje të tjera dhe ne kemi qën një familje e varfër. Puna, ishte e rëndë sepse ç’do punë bëhej me mjete primitive. Plehrimi i tokës ishte shum i pakët për të mos thën aspak, dhe prodhimi ishte shum i ulët. Shumica e popullsisë mezi e kalonin dimrin nga rezervat që i vinin. Mirpo ne ishëm familje e madhe dhe duheshte që të punojmë shumë. Dhe kështu bënim nrieshim me natë dhe ktheheshim me natë në shtëpi. Në mëngjes kur shkonim në te ara dueshte që të ham nga një kafshat bukë. Mirpo ne nga lodhja as që mun të hanim bukë në ato orë të mëngjesit. Por nëna gjithmon këmbëngulte hani pak nëse jo më shum. Të paktën hani ,, Sa për qyqen”. Ne nuk e dinim kuptimin e kësaj fjale. Por tani e shof se sa domethënëse paska qën[! Kjo paska fshehur në vete urdhërin se kur del nga shtëpia asesi mos dalim të unët. Unë si më i moshuari nga vëllezërit gjithmon këmbngulja se çdo fitim që na mbetej në fund të vitit të blemë tokë, mjete bujqësore për punimin e tokës etj. Për çdo vit na rriteshin të ardhurat, si dhe planet për çdo vjet i ndryshonim planet. Pasaj e bëm fermën e lpëve dhe të viçave. Me këmbënguljen teme djalin e qova në shkollë të mesme në drejtimin e mjekësis veterinare. Blemë shum tokë të cilën epunonim me kënaqësi dhe të ardhurat rriteshin nga viti në vitë.
Por mërgimi do tju prishte shum njerzve mendjen. Në mesin e tyre dhe vëllezërve të mi, pasaj nipërve dhe në fund dhe fëmive të mi. Ik njëri, ik tjetri nga lakmia se mund të bëhen edhe më të pasur,të bëjnë një jetë më të qetë, në fund, ikën dhe fëmit e mi. Ikën të gjithë, mbeta vetëm unë me shoqen teme! Tokë sa të duash, mjete bujqësore sa të duash, kafshë sa të duash, para sa të duash, veq njerzë më tashi nuk kemi!? Ne bashkë me shoqen shkuam në moshë të shtyrë, për ç’do ditë forca na linte, për çdo ditë filluam të lëmë punët mangët, kafshët filluam ti lëm pas dore, bafqet poashtu etj, etj.
Malli për fëmitë, për nipërit, mbesat na këpuste shpirtin po ne nuk deshëm që të dorzohemi. Më vinte shum keq për gjith atë mund, gjith atë djersë, gjith ato vuajtje të së kaluarës të na shkojë kot. Vendosa që të marr dy puntorë nga shqipëria, kur kam nevojë marr dhe më shumë. E gjeta njëfar zgjedhje që mos e lë tokën vgjerrë dhe ti mbysin ferrat. Mirpo jeta kaluaka shum shpet, po bëhen afër tridhjet vjetë. Nipërit, mbesat shtohen për ëdo vjet, neve po na vjen koha të lëmë këtë botë. Djemtë pa të mos themi për nipërit, kur vin kur nuk vin! Për tu kthyer as që bëhet fjalë, bile disa nipër e kanë vështir të komunikojnë në gjuhën shqipe me ne. Unë deri tani ja dola të punoj tokën, të ruaj fermën dhe të bëjë para me ndihmën e këtyre djemve. Kur ju them djemve se kam mbledhur kaq para dhe se po tju duhen mundem tju jua dërgoj kur të doni! Jo, jo më thonë ato nuk kemi nevoj hë për hë mbaj njëher. Këto i kam pasur më shum se fëmit e mi. I kam çdo çastë pranë, dimër verë janë lidhur shum me këtë vend i kaluan mëshum se njëzet e pesë vjet. Më shum se sa kam ndetur bashkë me fëmit e mi. Këto kan lënë djersën, mundin, rininë. Prandaj shpesh mendohem dhe them: Toka i takon ati që e punon. Tokën teme e kanë punuar këto dy djemë më shum se fëmitë e mi, këto ja din vlerën. Prandaj një pjesë të mirë të tokës do tua dhuroj këtyre dhe do tu shkruaj me dokumentacione. Djemtë, nipëripërit, vazhdojnë rrjedhën e jetës ashtu si ju imponon vendi i mërgimit ku kan shkuar. Këto i kam pasur pranë në të mir dhe në të keqe, i kam dhe tani në çdo çast. Këto e meritojnë Tokën dhe ta gëzojnë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...