Doktor Milot Rizvani me dedikim për Fisnik Bekteshin: Lamtumirë miku im!

Nga: Dr Milot Rizvani

LAMTUMIRË MIKU IM
Miku im i shtrenjtë,lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa dëshirë,
Por diku do shihemi sërish.StrugaLajm

Lamtumirë mik, pa fjalë e lotë!
Vetullat t’i ngrysësh, s’ke përse,
Vdekja s’është gjë e re në ktë botë,
As të rrosh nuk është gjë e re…StrugaLajm

Me ditë të tëra i dashuri ynë Nik të qëndruam pranë, e po të shihnim se si po treteshe ngadalë nga sëmundja e pamëshirshme që të ra këtu e dy vite më parë. Por ti qëndrove stoik para vuajtjeve e dhembjes trupore….Ishe ti ai që edhe në ditët agonike na jepje të qeshura e forcë jete me batutat që të dilnin lirshëm nga shpirti yt bujar e fisnik….edhepse sëmundja vrastare dalëngadalë po t’i merrte forcat dhe zërin…
Ne vinim pranë teje me dëshirën për të të dhënë shpresë e dashuri, e ti na ktheje pas me disponim e hare të papërshkruar me humorin tënd të hollë, shpirtin bujar e fytyrën e përditshme gazmore….
Edhe në këtë çast që po shkruajmë për ty, nuk besojmë që s’të kemi pranë e mes nesh, por gjendesh pranë Zotit tonë të madhërishëm, në gosti me engjëjt pranë…
Niku jonë i dashur, na le pa krahë e të vetmuar të gjithë ne shokëve e familjes që aq shumë të deshëm…
Po ku vallë ne pas kësaj dite do të gjejmë një mik e një fole, si Ty i dashur Nik, dhe foleja artistike e RadioRrapit, që ti e krijove dhe e ushqeve ndër vite…
Me kë vallë do pimë ne kafen e mëngjesit, e me kë vallë ne do qajmë hallet e përditshme e do bisedojmë e qeshim si ngahera kur Ty s’do të kemi pranë…
Ti që për ne ishe jo vetëm shok, vëlla e baba,..por shkuar tyre…Ti që për tërë qytetin ishe Insstitucion në vehte, Institucion i humorit dhe batutave, që ndoshta na ke bërë ne që srrinim dot as një ditë pa të parë e pa të takuar, mbi qindra herë në ditë të qeshnim…
Ti ishe ai që s’përtoje të luanim bashkë bilardo e shah në çdo orë të ditës…
Më fal mik e vëlla Nik, që unë si mjek e shoku yt i përditshëm, me dijet dhe mundësitë që kisha nuk arrita të të shpëtojë dot..Dhashtë Zoti i madh e të takohshim në Parajsë në frone me lule…I përjetshëm qofsh në zemrat tona…..
Lamtumirë NIK…, sa të jetë jeta…!!!

In : Aktuale

Loading...
loading...