Dollari zbret në nivelin më të ulët në gati tre vjet

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 104.75 lekë, duke rënë me 0.26 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2018, kur monedha e gjelbër qëndroi disa ditët nën 105 lekë. Në tre javët e fundit, dollari është nënçmuar me 5 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se kjo rënie është e lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari ka humbur pikë ndjeshëm në raport me euron.StrugaLajm

Një euro u këmbye sot me 1.18 dollarë, nga nga rreth 1.12 dollarë që ishte në fillim të korrikut. Monedha e gjelbër ka rënë në nivelet më të ulëta në dy vjet, teksa investitorët u shqetësuan rreth dëmeve që po shkakton koronavirusi në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po presin qëndrimin më të fundit nga Rezervat Federale lidhur me politikën monetare si dhe kalimin e një pakete fiskale shpëtuese.

Në të kundërt, euro ka njohur rritje të pandalshme që kur liderët europianë arritën një marrëveshje për një borxh të përbashkët me qëllimin financimin e rimëkëmbjes në vendet e goditura më keq nga pandemia.StrugaLajm

Në Shqipëri, rënia e dollarit është përforcuar më shumë edhe nga fakti se euro në tregun vendas nuk ka reflektuar rritjen në bursa. Kjo për shkak të efekteve sezonale nga ardhja e emigrantëve, që kanë rritur ofertën për valutë në treg. Ditën e djeshme euro zbriti në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë në mars, ndërsa sot është rritur lehtë në 123.44 lekë, por gjithsesi mbetet afër nivelit më të ulët që nga marsi.

Teksa euro nuk është rritur, në mënyrë që të reflektohet kursi ndërkombëtar, dollari ka shënuar rënie më të fortë./Burimi: Monitor

In : Aktuale

Loading...
loading...