DOLLOGOZHDA ME (pa) UJË

Edhe pse jemi në stinën e Dimrit,Dollogozhda është pa uji për pije!!???
Është e vërtetë se shfrytëzuesit e ujit nuk e lajnë borxhin ndaj Ndërmarrjes Publike për furnizim me uji dhe edhe BV edhe udhëheqësia e NP për shfrytëzimin më uji apelojnë që të shlyejn borxhet!
Për banorët edhe pse arsyetojnë borxhin por nga ata lind pyetja; çfarë ndodh???!!! jemi në sezon të dimrit, kopshtet nuk vaditen, parqet jo, nuk është vap që të freskojnë oborret, pompat në Zhepin punojnë por për habi uji nuk ka!!!!
Kryesia e BV në mbledhjen e saj të rregullt mori qëndrime që të kryhen sa më shpejtë

  • të shlyejn borxhet
  • të mbyllet gypi që shkon për Livadhi sepse dyshohet që uji i Dollogozhdës shkon për në Livadhi
  • të ndërpriten lidhësit e ,,egër,, në rrjet
  • si dhe të mohohet pompa e re e sjellur
    Disa nga këta punë janë kryer, nga sot është montuar pompa e re!
    Dollogozhdarët shpresojnë që kjo punë do të rregullohet por e gjitha mvaret nga vet dollogozhdarët!
    Ka shum prej tyre që japin ide dashamire për të dalur nga kjo situatë!
    I tillë është edhe një lexues me nofkën NICEE ALB i cili ndër të tjera thekson:
    Dollogozhda ka mbi 700 shtëpi dhe secili ka dhënë sumë të madhe për të ndertuar një pus! Vitin që lam pas me siguri janë ndërtuar 200 puse dhe nga 2000 euro një pus bën shifër maramendëse, dhe me ato të holla në Dollogozhdë e kishim sjell Drinin e Bardhë dhe jo Drinin e Zi dhe të mos flasim për UJIN E MADH (golema reka) sikur ndonjë venbanim tjetër të kish këtë lum mbrenda natës e kish sjell në vendbanim të vet! Tek ne është hup besimi se dikujt ashtu i përgjigjet nuk ka organizime! Për fat të keq Dollogozhda është vendbanimi më i paorganizuar!
    NICEE ALB vazhdon: Sot Patriot është ai,
    I cili shlyen borxhin për ujin dhe shërbimet tjera pa shikuar a ka paguar tjetri ose jo
    nuk do të miremi me njëri tjetrin
    nuk miret me thash e theme
    mos hidh mbeturina vend pa vend
    respekto vendbanimin dhe komunikacioni
    mos shit votën por voto më të mirin
    Pi kafe në Qendër të Dollogozhdës por mos merr nëpër gojë të tjerët
    respekto bashkvendasin
    atëher kur do të kërkojmë si bashkësi të drejtat tona nga secili subjekt politik
    SHOQATA E GURBETQARËVE mos shohin subjektet politike
    TË respektohet çdo person dhe jo vetëm ata që kanë potencën politike dhe të holla
    Të ruhet dhe respoktohet tradita sporti dhe kultura
    DOLLOGOZHDARËT PËR DOLLOGOXHDËN pastaj ndjekim punët tjera

tëpagojmujin

Edhe sipas rregullave të faqes nuk postohen shkrime anonime por pasi NICEE ALB ka një tekst për të çuar punët në drejtim pozitiv!

Një tekst nga një lexues nga Dollogozhda StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...