Don Lush Gjergji në vizitë në Konsullatën e Përgjithshme në Strugë

Don Lush Gjergji në vizitë në Konsullatën e Përgjithshme në Strugë

   Konsulli i Përgjithshëm z.Agim Krasniqi mirëpriti një delegacion nga Kosova i kryesuar nga zv. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Don Lush Gjergji në përbërje z.Zef Shala, kryetar i Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza” në Kosovë, z.Bahti Thaçi, kryetar i degës së Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza” në Malishevë si dhe Xhafer Kastrati, ish drejtor komunal në Malishevë. 
 Delegacioni u shoqërua edhe nga veprimtarët e dalluar nga Struga, z.Mexhit Coma, Prof.Dr. Nebi Dervishi dhe Prof. Sulejman Hani, të cilët ishin njëkohësisht edhe nikoqirë në Strugë me rastin e shënimit të përvjetorit të ndihmave të para për komunën e Malishevës nga viti 1990.
  Në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvillua një bisedë me tema të ndryshme nga e kaluara e Kosovës dhe e shqiptarëve në rrethana të veçanta historike që më së miri u pasqyrua në fjalën e Don Lushit. Ai në fund përgëzoi Konsullatën për punën dhe kontributin në interes të shtetit të Kosovës. 
  Z.Krasniqi, gjithashtu, në mes tjerash në fjalën e tij çmoi lartë dhe shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për vëllezërit tanë nga Struga në ndihmën e gjithanshme dhe në vazhdimësi në rrethana dhe kohë të vështira për Kosovën.

Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of KosovoStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...