Dr. Ilir Hasani zgjidhet nënkryetar i Komitetit të ortopedëvve në organizatën më të madhe botërore SICOT

Mjeku i njohur shqiptar, Ilir Hasani po shënon një nga sukseset më të mëdha në karrierën profesionale. Së fundmi ai është zgjedhur nënkryetarit të Komitetit të Traumës (Trauma Commite) pranë organizatës më të madhe dhe më të vjetër botërore SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopedique et de Traumatologie). Këtë lajm Hasani e ka bërë të ditur në faqen e tij në rrjetin social facebook, shkruan monitor.mk.

“Do të ishte shumë modeste të them se vetëm ndjej kënaqësi. Ndjehem i përmbushur që arrita të plotësoj një synim të kahmotshëm, dua të ndaj me ju lajmin se kolegët më besuan pozicionin e nënkryetarit të Komitetit të Traumës (Trauma Commite) pranë organizatës më të madhe dhe më të vjetër botërore SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopedique et de Traumatologie).
Nuk ka gjëra të paarritshme kur gjërat bëhen me përkushtimi dhe vullnet” ka shkruar Hasani

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...