Dramë në fshatin e Shkupit të banuar me shqiptarë, plagoset një polic!

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në fshatin Batincë të Studeniçanit, njofton policia. Mbrëmë rreth orës 20 një person i panjohur është futur në një shtëpi të ketij fshati dhe për këtë është njoftuar policia.

Policia e ka nxjerrë personin në fjalë nga shtëpia por ndërkohë aty janë grumbulluar banorë të fshatit, shkruan Gazeta Lajm. Njëri prej tyre ka dashur ta godasë personin e panjohur me mjet të fortë, por në vend të tij e ka goditur një polic, i cili ka përfunduar në spital me lëndime.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...