Drejtoni “pushkën” në shenjën e vërtetë!

Drejtoni ,,pushkët”në shenjën e vërtetë!

Drejtimi i të gjitha armëve në figurën e Ali
Ahmetit dhe kundër subjektit që drejton ai,
dalëngadalë po merr dimensione të rrezikshme.
Thirrjet: Ta çrrënjosim Aliun, ,,ta çlirojmë popullin
prej Aliut” (deklaratë e Taravarit), t’i kthejmë
popullit lirinë që ia ka ngulfatur Aliu, etj, etj,
sikur më ngjallin një frikë, sikur më ngjallin një
dyshim të mjegullt, se këto deklarime dhe këto
thirrje kaq shfrenuese, që kurrë s’po e drejtojnë
gishtin tek pushtuesi i vërtetë i trojeve tona,
kanë një qëllim në prapavijë. Këto thirrje, siç
duket, i janë përveshur punës që të ,,çlirojnë”
popullin nga ajo pak liri që e solli Aliu me
bashkëluftëtarët e tij në vitin 2001. Ndaj Aiut
dhe politikave të tij kam qënë dhe do të jem
gjithmonë kritik i ashpër, por jo aq sa të mbyll
sytë përpara hyxhymit të kësaj histerie dhe të
mos shoh realitetin në sy!
A thua vallë nuk e dinë këto zëra fuqinë
proporcionale të Aliut karshi partive sllave
në atë pushtet? – e dinë patjetër, se edhe vet
prej atij grazhdi ushqehen. Prandaj nuk i
shtrojnë përpara popullit platformat e ,,reja”
politike, dhe nuk i tregojnë sovranit rrugët
që do ndjekin për realizimin e tyre. Këtë
akt të lartë qytetar dhe kombëtar nuk do ta
bëjnë kurrë. Kurrë nuk do guxojnë t’i thonë
popullit që luftojnë për kolltukun e Aliut.
Përderisa janë të vetëdijshëm që do bëjnë
,, punët që po i bëjnë”, u duhet një Ali Ahmet
që të arsyetojnë veten, nëse vijnë nesër në
pushtet. U duhet një Ali Ahmet që t’i thonë
popullit nesër:,,Ka lënë aq probleme Aliu
saqë vështirë ,,pastrohen” edhe me dy mandate”.StrugaLajm

Aliut, si çdo Aliu tjetër që ka qenë përpara këtij
të fundit në pushtet, në mos drejtësia, ligji i
historisë do t’ia bëjë gjyqin një ditë për të mirat
dhe të këqiat, por ai gjyq kurrë mos ardhtë nga
gjykatat e pushtuesit…StrugaLajm


Loading...
loading...