Drini Hajredini Kampion i Maqedonisë së Veriut në Karate

Ditën e shtunë (31.08.2024) në Ohër, u zhvillua Kupa e Maqesonisë në Karate, për kadet, junior dhe U21.
Njëherësh ky aktivitet, kishte edhe karakter përzgjedhës për Kampionatin Ballkanik dhe atë Botëror.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me tre sportistë, Enes Ajrush (junior -61kg), Drini Hajredini (junior +76kg) dhe Hamza Zylali (U21 -84kg), duke arritur të fitojë një medalje të artë.

Drini Hajredini pas dy luftrave të suksesshme arriti deri te medalja e artë. Ai u kualifikua për kampionat Ballkanik dhe me një këmbë edhe në Kampionatin botëror, pasi javën e ardhshme do të zhvillohet gara e playoff-it, ku edhe përfundimisht do të dihet se kush do tè marrë pjesë në këtë Kampionat.
Enes Ajrushi dhe Hamza Zylali edhe pse bënë një paraqitje të mirë, nuk arritën që të hyn në zonën e medaljeve.
Vazhdojmë tutje!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...