“Drini” i sjell Strugës medalje nga dy aktivitete Ndërkombëtare në Karate!

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, mori pjesë në dy aktivitete ndërkombëtare në karate, në kupa “Pavarësia-6” në qytetin e Flamurit në Vlorë, për nder të 110 vjetorit të shtetit Shqiptar dhe në qytetin e Tetovës, ku u zhvillua Turneu “Tetova Open 2022”.
Nga të dy këto aktivitete K. K “Drini” u kethye me medalje nderi.
Nga qyteti i Flamurit, Drini Hajredini në kategorinë, kadet -70kg, u stolis me medalje të argjentë dhe sportistja jonë më e re Jara Nasufi në diciplinën kata, u radhit e treta për moshën 8 vj.
Në turneun “Tetova Open 2022” u fituan dy medalje dhe atë, një ari dhe një e argjentë.
Hamza Zylali në kategorinë, junior +76kg zuri vendin e parë dhe Loriana Ramo, seniore -61kg, fitoj medaljen e argjentë.
Në këtë turne paraqitje të mirë patën edhe Azra Zylali dhe Enes Ajrush.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...