Drini i Zi mbi nivelin mesatar
Nuk ka lëvizje më të mëdha të nivele të ujërave të lumenjve në krahasim me ditët e kaluara, tregojnë matjet e sotme hidrologjike të bëra nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Nivel më të ulët në krahasim me mesataren për muajin prill ose për 74 centimetra më i ulët është niveli i Cërna Rekës në Novaci. Për 13 centimetra është më i ulët niveli i ujërave të Kriva Rekës në krahasim me prillin, për 11 centimetra të Bregallnicës në Berovë dhe për nëntë centimetra të lumit Treska.
Mbi mesataren për muajin prill janë nivelet e lumenjve: Vardar, Pçinja, Drini i Zi dhe Sateska.
Nga DPHM informojnë se niveli i Liqenit të Ohrit është 20 centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është në nivelin e dakorduar maksimal.