Dua Lipa i lë pa fjalë të gjithë, shpallet artistja më e mirë në Britani

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon sukseset në fushën e muzikës ndërkombëtare. Ajo mbrëmë në ndarjen e çmimeve “Brit Awards 2021” në O2 Arena të Londrës ka fituar dy çmimet kryesore: Ajo u shpall si artistja më e mirë në Britani, por poashtu edhe albumi i saj u u shpërblye me çmimin si albumi më i mirë. Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenën e “Brit Awards” dhe foli për gratë në industrinë e muzikës. Por, kjo nuk ishte e tëra nga Dua Lipa, shkruan “Bota sot”

StrugaLajm

Gjithashtu, Dua Lipa performoi në “Brit Awards”, duke sjellë me vete një seri pjesësh të këngës së saj “Future Nostalgia”. Seti filloi në një stacion tubash përpara se të kalonte në skenë. Ylli i pop-it perfotmoi edhe këngët “Don’t Start Now”, “Physical”, “Hallucinate”, “Pretty Please,” dhe “Love Again”. Gjatë performances Dua u shoqërua me një grup valltarësh, shkruan “Bota sot”.

Kurse, Future Nostalgia i dha Dua Lipa çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në fillim të këtij viti. Albumi u pasua nga përmbledhja remix Club Future Nostalgia, lëshuar vjeshtën e kaluar.

Lipa për herë të parë u shpërblye në këtë ceremoni në vitin 2018 kur mori çmimin si këngëtarja më e mirë solo dhe artistja më e re që depërtoi në skenë. Një vit më pas, ajo mori përsëri çmimin për këngën me të mirë me “One Kiss”. Ani pse vitin e kaluar ajo nuk ishte në mesin e të nominuarve u kthye këtë vit me nominim të trefishtë. “Brit Awards” është mbajtur çdo herë në shkurt mirëpo për shkak të pandemisë këtë vit po mbahet në maj. Ceremonia po ndiqet me prani fizike të publikut pasi që manifestimi është pjesë e Programit hulumtues të qeverisë përmes të cilit po shikohen mundësit për të mbajtur ngjarje kulturore me prani me të madhe të publikut. /BS

In : Aktuale

Loading...
loading...