Urim Hasipi
Takimet e partive politike në këtë rast të BDI-së me popullin janë ikje nga realiteti politik.
Këto takime më shumë u ngjajnë atyre takimeve të lodhura ku popullit i shitet përalla popullore me afat të skaduar.
Sepse, për ta takuar popullin duhet ta pyesësh fillimisht çfarë ke bërë për popullin,si e ke lënë popullin pas 8 viteve kur në qeverisje ishit me LSDM.
Në këto tubime do të shihni fytyra të vërejtura, do të aktrojnë sikurse situata është dramatike dhe ata janë “shpëtimtarët” e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në këto tubime do të dëgjoni fraza patetike e patriotike që nuk i kemi dëgjuar nga 2006-2008 e këndej.
E dini pse nuk i kemi dëgjuar,sepse prej atëherë kanë qenë në qeveri dhe kanë harruar realitetin se si jeton populli.
Aty këtu do të shihni ndonjë plak e ndonjë të moshuar para liderit duke tundur kokën kinse situata është keq e më keq.
Aty këtu do të dëgjoni statistika matematikore dhe poezi të Naimit.
Popullit duhet t’ua thoni të vërtetën.Keni krijuar milionera në kurriz të tyre.Keni sharrë popullin, i keni thën pambuka, etj etj.
Popullit duhet ti tregoni se nuk keni sjellur ligj për UÇK-në por keni mbajtur në pozita njerëz nga 10 vite si drejtora të paprekshëm.
Popullit duhet ti tregoni se e keni lënë pa ujë të pijshëm, pa rrugë të rregulluara dhe pa perspektivë duke stimuluar ikjen e rinisë.
Kaq për sonte.