Durmishi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: BDI oreksin e ka të jetë në pushtet dhe as që i bëhet vonë për legjitimitetin e shqiptarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës nga Lëvizja BESA, Besar Durmishi përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ja postimi i tij:

Paska folur përsëri Ali Ahmeti, edhe atë përsëri mbi legjitimitetin e shqiptarëve. Paska folur edhe për oreks, për oreks që nuk u ngopën për 22 vjet me pushtet, dhe përsëri kanë oreks!

BDI gjatë kësaj periudhe me oreksin më të madh ka lutur VMRO-në që ta merr në qeveri pa asnjë kusht, pa kryeparlamentar dhe me vetëm 4 ministri. BDI oreksin e ka të jetë në pushtet dhe as që i bëhet vonë për legjitimitetin e shqiptarëve, për të cilët 22 vjet pushtet aspak nuk e ka avancuar pozitën e shqiptarëve në RMV. Këtyre nuk ju rihet në opozitë, po shihet, pasi institucionet publike i kanë llogaritur si prona private, ku kanë kënduar dhe kanë luajtur futboll si të duan. Por, ajo kohë mori fund. Ali, ajo që duhet të bëni është të jeni opozitë konstruktive si dhe të jeni korigjues të pushtetit dhe jo të bëheni servil tek VMRO-ja. Populli vendosi që të mbeteni në opozitë dhe të reformoheni e jo të vajtoni në press konferenca mbi legjitimitetin e shqiptarëve. Jeni të vetmit që nuk ju intereson asgjë për shqiptarët, këtë e keni dëshmuar gjatë këtyre dy dekadave.StrugaLajm

VLENi ka qenë opozitë dhe tani është në pushtet, e se jemi ndryshimi këtë do e shihni shumë shpejt.

VLEN-i është me shqiptarët dhe përfaqësues i shqiptarëve në qeverinë e re!

In : Aktuale

Loading...
loading...