Dy ditë radhazi numër i ulët i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoni

Ulje e madhe e numrit të të infektuarve të ri me Kovid-19 është regjistruar dje kur pas një kohe të gjatë ka pasur 11 raste të reja nga 450 testet e bëra.

Ndërsa edhe një ditë më parë numri i rasteve ishte gjithashtu i ulët, 39 raste, për 24 orë. Numër kaq të ulët në vend nuk janë regjistruar që nga muaji prill, kur ishin shënuar vetëm 5 dhe 7 raste, për një ditë.

Sipas të dhënave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, shumica e qyteteve kanë vetëm nga 1 të infektuar të ri. Të infektuarit e rinj janë nga qytetet, 3 nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 1 nga Tetova, 1 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 1 nga Kriva Pallanka, 1 nga Berova, 1 nga Vinica dhe 1 nga Dellçeva.StrugaLajm

Në anën tjetër numri i të shëruarëve është afër 100. Me qenë se çdo ditë regjistrohen shifra të larat të pacientëve të shëruar po bie edhe numri i rasteve aktive. Vetëm dje janë regjistrua 95 të shëruar.StrugaLajm

Një 51 vjeçar nga Gostivari, 65 vjeçar nga Prilepi dhe nja 78 vjeçare nga Vinica, janë 3 rastete e reja të vdekjes që janë shënuar në 24 orëshin e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë që të tre kanë ndërruar jetë në spital.

Po ashtu të dhënat tregojnë se edhe kapacitete e spitaleve që trajtojnë pacientët me koronavirus, janë liruar, gjegjësisht mjekojnë më pak pacientë.

In : Aktuale

Loading...
loading...