Dy shqiptarë nga Maqedonia në Gjermani, akuzohen për vrasje në tentativë

Para Gjykatës rajonale në Gröpelingen të Gjermanisë, ka filluar procesi gjyqësor ndaj dy shqiptarëve nga Maqedonia dhe një shtetasi turk. Ngjarja kishte ndodhur gjashtë muaj më parë, ndërsa tani Agron S. (27), Abdullah C. (26) dhe Driton S. (25) janë të akuzuar për veprat penale „vrasje në tentativë“ dhe „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“.

Më 2o maj të këtij viti, rreth orës 19.38, treshja e akuzuar ka sulmuar shtetasin jordanez Mohammad M. (29) para qendrës tregtare Waterfront. Prokurori gjerman Jan Möhle, në akuzën e tij pohon: „Abdullah C. e ka mbajtur viktimën për jake, ndërsa Agron S. e ka goditur në drejtim të barkut me një thikë, duke e qëlluar nën krahë. Më pas ka filluar edhe Driton S. i cili së paku dy herë e ka qëlluar në pjen e lartë të trupit me nje thikë“.

I plagosur rëndë dhe me gjakderdhje të madhe, viktima ka arritur të largohet në një filial të lokalit „Primark“, ndërsa sulumesit e kanë ndjekur pas, shkruan „Bild“, përcjellë Shtegu.com“. Vetëm kur viktima arriti të nxjerrë një thikë dhe një shkop teleskopik nga rripi i pantallonave, treshja është arratisur. Prokurori më tej ka vazhduar: „Ata nuk kanë pasur më kohë për ta vrarë, duke paramenduar se së shpejti do të vinte policia“.StrugaLajm

Të akuzuarit, dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një shtetas turk, kanë heshtur për akuzat që iu kanë bërë ndaj jordanezit. Mbetet e paqartë nëse motivi i ngjarjes ka të bëjë me politikë, religjion apo ka qenë vetëm motiv personal. Procesi do të vazhdojë në ditët në vijim./Shtegu.com

In : Aktuale

Loading...
loading...