Dy shqiptarë porositën eskortë online, por në derë u doli një…

Dy shqiptarë lexuan një njoftim në një faqe eskorte, morën numrin e telefonit, e telefonuan dhe caktuan një takim treshe në Cremona të Italisë. Kur shoqëruesja e artit Miranda ka hapur derën, dy klientët kanë zbuluar se eskorta ishte një transeksual.

Si pasojë, ata e kanë rrahuar, goditur me thikë në fyt dhe janë larguar me 500 euro, një kompjuter dhe disa telefona.

Miranda i ka denoncuar dy shqiptarët, 32 vjeç dhe 30 vjeç, të cilët tashmë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane shkruajnë se pas arrestimit është zbuluar se njëri prej shqiptarëve punonte si kamerier, kurse tjetri merrej me tregti makinash.StrugaLajm

E jo vetëm kaq, pasi është denoncuar edhe një bashkatdhetar 35 vjeç. Akuza është vjedhje e rëndë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 23 maj, por policia italiane bëri të mundur arrestimin e shqiptarëve të enjten e kaluar. Policia pasi mori denoncimin, nisi menjëherë hetimin e ngjarjes duke mbledhur të gjitha provat që dërguan në arrestimin e tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...