Aktuale
Dy strugan akuzohen për një seri vjedhjesh në Ohër
Për shkak të dyshimit për kryerjen e katër veprave penale,”Vjedhje e rëndë”, Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, deri te Prokurori Publik ka ngritur padi penale kundër dy personave të moshës 27 vjecare, të dy nga Struga informohet Strugalajm.com nga policia .Të dyshuarit gjatë muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji,forcërisht kan hyrë në dyqan, butik dhe hamburgeri në Ohër ku kanë grabitur një arkë, para, kompjuter laptop, telefon celular, aparat fotografik dhe sende të tjera.Ata duke i shkaktuar këto vepra kanë fituar në mënyrë të paligjshem 22.500 denarë.(Strugalajm.com)