Dy strugan lëndohen në aksident trafiku në rrugën Ohër-Resnjë

Sot në mëngjes, në ora 07:15, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar se në rrugën nacionale Ohër-Resnjë, pranë degëzimit për fshatin Svinishtë, një automjet i markës “Volkswagen Passat”, me targa të Strugës, i drejtuar nga një person 57-vjeçar nga fshati Oktis i Strugës, ka dalë nga rruga . Në aksident, shoferi dhe pasagjeri 63-vjeçar nga i njëjti fshat kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim ekipet e policisë, informojnë autoritetet.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...