Dy të rinj në Zvicër arrestohen si të lidhur me sulmuesit e Vienës

VOAL – Dy të rinj zviceranë u arrestuan të martën në Winterthur, për lidhje të dyshuara me sulmin që ndodhi të hënën në mbrëmje në Vjenë, në të cilin katër kalimtarë plus sulmuesi vdiqën dhe 22 persona të tjerë u plagosën.

“Hetimet bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve zviceranë të moshës 18 dhe 24 vjeç. Të dy burrat u arrestuan në Winterthur të martën pasdite, në bashkëpunim me autoritetet austriake”, tha policia e Zyrihut në një deklaratë, duke deklaruar se operacioni u zhvillua nga Njësia Speciale Diamond.

Drejtoria e Sigurisë së Zyrihut gjithashtu raportoi se ka krijuar një grup pune të veçantë të quajtur “Wien” në policinë kantonale për të kontrolluar nëse ka marrëdhënie në Kantonin e Zyrihut për ato që janë kryer në Vjenë.
ATS-ebStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...