Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës

“Dyert e shkollave fillore vazhdojnë të mbeten të hapura për nxënësit, megjithatë shumica e tyre mungojnë, shkak për këtë, siç thonë nxënësit dhe mësimdhënësit janë temperaturat e larta dhe mungesa e koncentrimit”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Alsat vizitoi disa nga shkollat fillore të kryeqytetit, ku në shumicën prej tyre sot nuk ka pasur mësim, kryesisht janë zhvilluar aktivitete argëtuese e kulturore.

“Nuk kemi mbajt mësim, nuk na kanë treguar nëse i kemi orët e shkurtuara ose jo…A ado të vini të hënën. Besoj se po se kanë thënë se do bëjmë parti…”, tha një nxënëse.

“Te një klasë s’janë shumë persona, por kanë ardh”, deklaroi një nxënëse.

“Orët e para nuk vinin, shumë pak vetë vinin… Shumë nxehtë nuk dëshironin të vijnë.. të hënën disa po disa jo.. Sot jo, nuk kemi mbajt mësim, vetëm librat i morëm”, shtoi një nxënës.

“Mirë, vetëm se shumë nxehtë…
Të hënën a keni me ardh?
Po kemi me ardh, vetëm një orë kemi me mbajt, orë kujdestarie… Po kemi bërë përsëritje, I kemi përfundu notat. Orari të enjten edhe të premten I kemi pas nga 30 minuta, s’I kemi mbajt krejt orët”, tha një nxënëse.StrugaLajm

Edhe mësimdhënësit pajtohen se këto ditë mësimi nuk ishte efektiv.

“Me të vërtetë u ballafaquam me temperatura shumë të larta, nuk kishte aspak efekt mësimi, dritare dhe dyer të hapura, koncentrimi minimal ishte te fëmijët”, deklaroi një mësimdhënëse.

Për shkak të pushimit pranveror, këtë vit për herë të parë filloristët ndjekin mësimin deri më 17 qershor. Ministria e Arsimit kishte rekomanduar që për shkak të temperaturave të larta nxënësit të mësojnë me orë të shkurtuara, por sipas të dhënave në terren tani pesë ditë apo nga e hëna thuajse mësim nuk është zhvilluar në shkolla.

In : Aktuale

Loading...
loading...