Dyluftime të ashpra Azerbajxhan – Armeni, raportohet për shumë viktima(Video)

Armiqësitë  dhe luftime të ashpra shpërthyen rreth mesnatës në kufirin Azerbajxhan – Armeni , me raportime për viktima midis forcave ushtarake nga të dyja anët.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se “në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk”.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin.

Duke fajësuar Jerevanin për përleshjet, ai tha se kishte viktima midis forcave ushtarake nga të dyja palët.StrugaLajm


Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit.

In : Aktuale

Loading...
loading...