E DHIMBSHME/ SHPËTOI PASAGJERËT E TJERË, POR NUK E DI QË DJALI I TIJ 23-VJEÇ NUK JETON MË..

Orhan Aliti është një nga 7 të mbijetuarit në aksidetin e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai  ka arritur të shpëtojë duke thyer xhamin e pasëm të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.  Fatkeqësisht Orhani nuk arriti të shpëtojë dhe djalin e tij 23-vjeçar.

Në raportimin për mediat Samet Aliti, xhaxhi i Orhan Alitit na tregon për bisedën e fundit që kishin bërë me njëri-tjetrin, ku e ka njoftuar dhe për aksidentin.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është dhe babi i Visarit i cili nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Belgjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmëruar se autobusi ka marrë flakë derisa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur ti thyejë dritaret e pasme  dhe të dali nga aty”

Në momentin e kapërcimit nga autobusi Samiti shprehet se Orhani i ka thërritur edhe  djalit të tij

“Kërce Visar, kërce”StrugaLajm

News33 përcjell se Orhan Aliti tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë. Por ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e viktimave.

“I janë shmangur disi duke i thënë se policia është duke u marrë me këtë punë”-shprehet Aliti.

In : Aktuale

Loading...
loading...