E gjithë Zvicra po qeshet me lapsusin e mjekut zviceran (FOTO)

Në redaksinë e “INA ONLINE” ka ardhur një letër e një bashkatdhetari tonë nga Zvicra, i cili më 06 shtator 2016 ka pësuar një aksident të rëndë në punë, me ç`rast e ka lënduar krahun e djathtë.

Nga fotoja e dërguar shihet qartë se krahu ka pësuar lëndim të rëndë, ndërsa një mjek specialist zviceran nuk ia ka pranuar aksidentin, duke këmbëngul se bëhet fjalë për një sëmundje.

Sipas mjekut zviceran në fjalë, bashkatdhetari duhet të operohet në të njëjtin krah, por jo në vendin e aksidentit të pësuar.

Ai është duke pohuar se bëhet fjalë për një sëmundje që paraqitet në këtë moshë, prandaj bashkatdhetari duhet të operohet dhe t`i shkurtohet një asht për disa milimetra në mes të krahut dhe dorës, që nuk kanë asgjë të përbashkët me aksidentin në fjalë.

Bashkatdhetari ynë identitetin dhe adresën e të cilit, në rast nevoje, e posedon radaksia jonë, pohon se mjeku në fjalë ka për qëllim t`i shmanget realitetit dhe procedurës së shpenzimeve të sigurimit invalidor (SUVA).StrugaLajm

Në këtë kontekst, atij i ka ardhur edhe letra nga sigurimi invalidor, i cili është bazuar në diagnozën e mjekut specialist dhe nuk i merr përsipër shpenzimet e aksidentit. Me zhgënjim të madh në zemër, ai është në pritje të një operacioni të imponuar më 08 janar 2018, i cili nuk ka të bëjë asgjë me dhimbjet e krahut nga aksidenti i pësuar. Të shpresojmë se mjeku do ta korrigjojë mendimin e tij dhe se do të veprojë sipas etikës mjekësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...