E hëngrëm sërish sapunin për djathë!

Komisioni shtetëror për regjistrimin e popullësisë dhe amvisërive publikoi sot përbërjen e popullësisë në ‘dërzhavën Severna’, ku shqiptarët rezident dalin rreth 24% të popullsisë dhe me gjithë diasporën rreth 30% të popullsisë së gjithëmbarëshme.

Ky është manipulimi i radhës dhe një marrëveshje me partinë shqiptare në qeverinë e koalicionit siç është DUI, të cilët duan ta zbusin këtë numër me emigrimin e shqiptarëve në 20 viteve të fundit duke theksuar se me gjithë diasporën përbëjmë 29,5% të popullsisë në vend.

Kjo është gënjeshtra e madhe e radhës pasi nuk përkon me natalitetin e shqiptarëve në dy dekada se shqiptarët paskëshin ngelur njëlloj si në vitin 2002!
Emigrimi i shqiptarëve në perëndim si punëtorë me punë të përkohëshme në perëndim, nuk justifikon fshirjen e vendbanimeve të tyre si rezident pasi ata kthehen dhe shumica janë aty çdo verë dhe çdo dimër, fakt që e hedh poshtë manipulimin e pushtetit për rezidentët e përjashtuar për shkaqe të natyrës politike në ‘Severnën’ tonë.

Përderisa do kemi në qeveri të koalicionit subjekte politike shqiptare që pranojnë të përdhunimin dhe pabarazinë në baza kombëtare dhe numërin real të përbërjes së popullit tonë në trojet e tyre, shqiptarët do të ndihen të përbuzur dhe të shtypur si bashkësi e 20%!StrugaLajm

Medai Shaholli

In : Aktuale

Loading...
loading...