“E jotja” , është partia më re në Maqedoni që do garojë në zgjedhjet e Prillit

Në zgjedhjet e 12 prillit do të garojë edhe një parti e re politike në bllokun maqedonas.Partia e re quhet “E jotja”, nga e cila thonë se do të ofrojnë një opsion të ri në skenën politike në vend.
Dua ta informoj opinionin e gjerë publik se “E jotja” është regjistruar dhe do të fillojë në këto zgjedhje. Kaluam vërtet një rrugëtim të vështirë gjatë regjistrimit, është një proces i vështirë për grumbullimin e 1000 nënshkrimeve edhe pse një gjë e tillë mund të duket e lehtë, me gjithë atë startojmë në zgjedhje me një koncept të ri dhe të veçantë. Nuk do t’i zhgënjejmë qytetarët dhe duam të ofrojmë një opsion të ri në Maqedoninë e Veriut.”,- deklaroi Aleksander Tortevski nga “E jotja”.
Partia “E jotja” për zgjedhjet e 12 prillit nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...