E lë e fejuara, shqiptari tenton t’i përdhunojë nënën

Pesë muaj do të qëndrojë në paraburgimin e Trevizos në Itali, një shqiptar 40-vjeçar me inicialet E.S. Ai akuzohet për tentativën e përdhunimit të një 57-vjeçareje, banuese gjithashtu në Trevizo, me shtetësi shqiptare.

Ajo është nëna e ish-të fejuarës së 40-vjeçarit dhe ka qenë ajo që bëri denoncimin në polici. Nga rrëfimi i saj për oficerët e policisë mësohet se E.S. kishte mbërritur në hyrjen e pallatit për të takuar ish-të fejuarën, të cilën edhe pas ndarjes vijonte ta përndiqte.

Në vend të saj doli e ëma dhe aty nisi debati mes tyre. Gruaja tregon se në një moment ai e kishte shtyrë drejt murit dhe i tha se do ta përdhunonte. Ndërsa i akuzuari është shprehur se ishte ish-vjehrra ajo që e sulmonte pa asnjë shkak, pasi ai donte vetëm të takonte ish-të fejuarën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...