E ndez cigaren në avionin e linjës Milano-Shkup gjobë 3 mijë euro

Një pasagjer në fluturimin e “WizzAir” në linjën Milan-Shkup ka pirë cigare në aeroplan, rreth 30 minuta para se aeroplani të ateronte në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi në fjalë ishte planifikuar të ndodhte një ditë më parë, por ishte shtyrë paraprakisht.

Pasagjeri ndezi një cigare në tualetin e vendosur pranë derës së pasme të avionit. Ekuipazhi njoftoi menjëherë për ngjarjen. Pas uljes së avionit në Aeroportin e Shkupit, pasagjeri është marrë në bisedë me shërbimet kompetente.

Burri rreth moshës 50 vjeçe ka pranuar se ka pirë një cigare, por nuk ka treguar se kua e ka gjuajtur mbetjen.StrugaLajm

Sipas rregullave të linjës ajrore, pirja e duhanit në avion, përfshirë cigaret klasike dhe ato elektronike, është rreptësishtë e ndaluar pavarësisht nga kohëzgjatja e fluturimit.

Siç thuhet në faqen e “WizzAir”, pasojat e mosbindjes ndaj këtij ndalimi janë gjobë deri në 3000 euro dhe arrestim nga policia lokale.

In : Aktuale

Loading...
loading...