E ofendoi nusen, arrestohet vjehrra në Istog

Një grua është arrestuar dje në Istog, pasi e njëjta është denoncuar për dhunë në familje nga reja e saj, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se nusja është ankuar në Polici se vjehrra e saj e ka ofenduar.StrugaLajm

E dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ofenduar nga vjehrra e saj. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

In : Aktuale

Loading...
loading...