“E paskemi prishur agjërimin gabimisht” – Teologu i njohur tregon se kur duhet të hamë iftar, do të habiteni nga përgjigjja

Agjërimi deri në hyrjen e natës e jo vetëm në perëndimin e diellit!

Kurani Famëlartë thotë: [… dhe hani e pini derisa të dallohet filli i bardhë i agimit nga ai i ziu, pastaj PLOTËSOJENI AGJËRIMIN DERI TE NATA… këto janë kufijtë e Allahut, ndaj mos iu afroni atyre. Kështu Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta, që të ruhen] (Bekare, 187).

Një pjesë e dijetarëve kanë thënë se këtu synohet perëndimi i thjeshtë i diellit, por sipas dijetarëve të tjerë, ky është një interpretim i gabuar, sepse:StrugaLajm

Perëndimi i diellit (el-gurub) është përmendur disa herë në Kuran, ndërsa këtu është theksuar nata (el-lejl); pra plotësojeni agjërimin “derisa të hyjë nata”, e nuk ka thënë “derisa të perëndojë dielli”.

Në vendet që është përmendur nata në Kuran por edhe në gjuhën arabe, zakonisht nata shoqërohet me shikimin e yjeve dhe shfaqjen e errësirës në qiellin lindor që shfaqet pas perëndimit të diellit.StrugaLajm

Personi më i mirë që e kuptoi dhe e zbatoi këtë ajet mbi vete dhe besimtarët, ishte i Dërguari fisnik, Muhamedi (a.s.) i cili ka thënë:
“Kur NATA VJEN NGA KJO ANË –dhe BËRI ME DORË PREJ LINDJES, dhe dita tërhiqet nga ajo anë kur dielli të perëndojë, atëherë agjëruesi bën iftar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shtoja kësaj që ka edhe hadithe të tjera të shumta, të cilat potencojnë se i Dërguari a.s. ka parë njerëz në xhehenem që do të dënohen për shkak se bëjnë iftar përpara se të hyjë vakti.
Ebu Umame el-Bahili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij) duke thënë: “Ndërsa isha duke fjetur erdhën tek unë dy burra, më morën për krahu dhe më çuan në një mal të thepisur. Ata thanë: “Ngjitu lart.” Unë thashë: “Nuk mundem.” Ata thanë: “Do t’jua bëjmë të lehtë.” Kështu që u ngjita lart derisa arrita në majë të malit. Pastaj dëgjova zëra të lartë që bërtitnin. Thashë: “Çfarë janë këta zëra?” Ata thanë: “Kjo është ulërima e banorëve të Xhehenemit.” Pastaj më kapën derisa pashë njerëz të varur nga kërdhokullat e tyre, me anët e gojës së tyre të grisura dhe gjaku u dilte nga goja.” Unë thashë: “Kush janë këta?” Ai tha: “KËTA JANË NJERËZIT QË E PRISHËN AGJËRIMIN E TYRE PËRPARA KOHËS SË TIJ.” (Sahih Ibn Hiban, Sahih Ibn Huzejme, Mustedrek Hakim, Sunen Kubra Bejheki, Muxhem Kebi Tabarani, Kharaiti, etj).

Transmetohet se Omer ibn Khatabi dhe Othman ibn Afani, kur e shikonin NATËN E ZEZË, fillimisht e falnin Akshamin, tek PASTAJ bënin iftar në Ramazan. (Muveta Malik)

Transmetohet gjithashtu nga Ali ibn Ebi Talibi se në kohën e tij ai i ka urdhëruar haxhilerët që të bëjnë iftar dhe ta falin akshamin pasi që të hyjë nata. (Nehxh Belaga)

Përveç kësaj, për atë që ka agjëruar gjithë ditën, është shumë më e mençur që të pres edhe 15 minuta të tjera pas perëndimit të diellit, për t’u siguruar që e ka përmbushur detyrimin e tij para Zotit. Të presësh derisa të errësohet pak pas perëndimit të diellit, është thjesht një mbrojtje opsionale e shtuar, përpara se të prishësh agjërimin.

In : Aktuale

Loading...
loading...