E shtunë e ZEZË për shqiptarët: Aksident me vdekje, mbytje dhe COVID-19

Dita e sotme ka qenë e zezë për Shqipërinë.

5 persona kanë humbur jetën vetëm deri në mesditë duke sjellë dhimbje dhe trishtim për të afërmit e tyre.

Që në mëngjes dita nisi me përgjakje pasi në një aksident në Rrogozhinë humbën jetën 3 persona.

Burrë e grua, Bajram dhe Merushe Koni dhe oficeri i Policisë Tonin Mhilli, babai i gazetares Valbona Mhilli nuk mundën t’i mbijetonin përplasjes.StrugaLajm

Ndërkohë një 58 vjeçar ka gjetur vdekjen në Devoll pasi ka pësuar atak kardiak dhe ka rënë në rezrvuar duke humbur jetën nga mbytja.StrugaLajm

Një tjetër lajm rrëqethës është ai i humbjes së jetës së një vajze vetëm 22 vjeç sot në Infektiv nga COVID-19.

Euxhena Jorxhi nuk mundi të fitonte betëjn me virusin, ndërsa mësohet se vuante nga një sëmundje në kocka.

Ndërsa një familje në Mirditë, ka humbur tre anëtarë nga COVID-19, babai, nëna dhe djali. Ata kanë vdekur brenda një jave, ndërsa nëna është përcjellë sot për në banesën e fundit. /albeu.com/

In : Aktuale

Loading...
loading...