E thonë shkencëtarët: Ja pse bebet kanë aromë kaq të mirë

Të porsalindurit kanë në trup një substancë të bardhë që quhet ‘vernix caseosa’, një formë dylli, e përbërë nga sebumi dhe qeliza që mbrojnë lëkurën në mitër, thotë dr. Aragona.“Kjo shtresë, edhe pasi fshihet apo lahet, lë një aromë të mbetur. Për më tepër, lëngu amniotik, i cili e rrethon fëmijën gjatë gjithë shtatzënisë, ka erën e tij unike që mund të mbetet në lëkurën e të porsalindurit për një kohë të gjatë

A ju mungon ajo aroma tipike e fëmijëve tuaj të porsalindur? Gratë që janë bërë nëna së fundmi, me siguri e kuptojnë se për çfarë e kemi fjalën. Era e foshnjave mbetet ende një mister, por le ta pranojmë që ka diçka të pakundërshtueshme: Është një aromë tipike e ëmbël dhe e veçantë. Pra, erë bebesh! Mjeku Giuseppe Aragona shpjegon saktësisht pse të porsalindurit kanë erë kaq speciale. Ai u shpreh se: “Aroma dalluese e të porsalindurve, e përshkruar shpesh si një aromë e këndshme dhe e freskët, mund t’i atribuohet disa faktorëve nga pikëpamja mjekësore. Të porsalindurit kanë në trup një substancë të bardhë që quhet ‘vernix caseosa’, një formë dylli, e përbërë nga sebumi dhe qeliza që mbrojnë lëkurën në mitër”, shton ai.

“Kjo shtresë, edhe pasi fshihet apo lahet, lë një aromë të mbetur. Për më tepër, lëngu amniotik, i cili e rrethon fëmijën gjatë gjithë shtatzënisë, ka erën e tij unike që mund të mbetet në lëkurën e të porsalindurit për një kohë të gjatë”, shton mjeku.

StrugaLajm

Një faktor tjetër janë vajrat natyralë të prodhuar nga lëkura e të porsalindurit, të cilat e bëjnë edhe më delikate erën e tyre. Duket se bebet kanë përqendrim të lartë të gjëndrave të djersës, veçanërisht të gjëndrave ekrine, të cilat mund të kontribuojnë në aromën e tyre të veçantë. Së fundmi, ai shpjegon se aroma mund të luajë një rol biologjik në forcimin e lidhjes mes foshnjës dhe prindërve, duke shkaktuar potencialisht sjellje përkujdesjeje, përmes një reagimi emocional dhe instinktiv. Një studim i publikuar në “Frontiers in Psychology” tregon se aroma e tyre aktivizon qendrat e kënaqësisë së trurit, të cilat aktivizohen edhe nga disa ushqime të caktuara. Studiuesit morën aromën e freskët të foshnjës nga pizhamet e foshnjave dy ditëshe dhe ua prezantuan dy grupimeve me gra. Njëri grup përbëhej nga 15 nëna dhe tjetri nga 15 gra që nuk kishin lindur.

Rezultatet e publikuara në “Christian Science Monitor”, treguan se mamatë, por edhe gratë që nuk ishin bërë ende nëna reaguan në mënyrë të ngjashme ndaj aromës së të porsalindurve. “Erërat duket se nxisin aktivizimin e zonave të kënaqësisë së trurit të grave”, sipas CS Monitor. Pra, nëse nuk mund të ngopeni nga era e bebes, kjo është arsyeja shkencore!

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...