E vërteta e helmimeve në Tetovë!

220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi.

Sipas informacioneve të para nga policia, rasti është paraqitur nga personeli i medicinës në spitalin klinik në Tetovë rreth orës 04:40 pas mesnatës përderisa paraprakisht rreth orës 01:00 është ndarë mbrëmja e punonjësve që ishin në ndërrimin e tretë të punës në Lear. Rreth dy ore më pas nga gjithsej 264 punonjës që ishin në punë, 220 nga to janë paraqitur simptome të helmimit nga ushqimi-vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe diçka të ngjashme. Pjesa më e madhe e punonjësve janë pranuar në klinikën e Tetovës, kurse 23 punonjës janë transferuar për shërim në spitalin e Gostivarit.

Sipas të dhënave të deritanishme, një pjese të punonjësve pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për shërim shtëpiak, njofton MIA.StrugaLajm

Ekipi i policisë kanë kryer inspektim në kompani dhe kanë marrë mostra të ushqimit dhe gjurmë tjera për ekspertizë dhe janë duke punuar për qartësimin e rastit në tërësi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...