Edhe burrat edhe gratë do të pensionohen në moshë 64 vjeçare

Në reformat e pensionale nuk është paraparë ulje e moshës së pensionimit, por barazim i saj mes burrave dhe grave, që është edhe kategori kushtetuese, respektivisht barazim të drejtave dhe obligimeve mes këtyre dy kategorive, deklaroi sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbahet takim ndër-resor në të cilin do të dilet me propozime konkrete. Kryeministri Zoran Zaev para dhjetë ditëve paralajmëroi se me ligjin e ri në pension domosdoshmërish do të shkohet në moshë 64 vjeçare. Kjo nuk do të vlejë vetëm për mjekët dhe personelin mjekësor dhe për arsimin e lartë. Sipas të dhënave të Ministrisë për shoqëri informatike, në Maqedoninë e Veriut për momentin ka 10.300 të punësuar në moshë mbi 64 vjeçare.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...