Edhe hajdut edhe spiun i policisë zvicerane!

Një serb nga Kosova është dashur të përgjigjet javën e kaluar para Gjykatës rajonale të Winterthurit. Ai ka qenë informues i policisë zvicerane, por njëherit edhe plaçkitës i shtëpive në rajonet e fshatrave Neftenbach, Hettlingen dhe Seuzach të rrethinës së Winterthurit.

Ai zakonisht ka marrë një veturë me qera dhe i ka vëzhguar shtëpitë e përshtatshme për plaçkitje. Po që se askush nuk ka qenë në shtëpi, së bashku me një bashkëpunëtor të vetin ka hyrë me dhunë nëpër shtëpi, duke plaçkitur gjësende me vlerë dhe të holla në një shumë prej disa dhjetëra mijë frangash zvicerane. Vetëm gjatë tre muajve të vitit 2013, në këtë mënyrë ai ka kryer më tepër se 12 plaçkitje, ndërsa në pesë raste ka dështuar përpjekja.

Përpos plaçkitjeve, ai ishte akuzuar edhe për mashtrim të shumëfishtë, falsifikim dhe vozitje të shpeshtë të veturës pa leje përkatëse. Në pyetjen e gjykatësit, përse ai i ka kryer këto vepra, i pandehuri është përgjigjur: „Isha i varur nga lojërat e fatit dhe nuk mund t`i paguaja të gjitha faturat“.

I pandehuri, i cili në Zvicër kishte ardhur si refugjat i luftës në vitin 1998 dhe që nga viti 2004 është duke marrë pension të plotë të sigurimit invalidor për arsye psikike, që në fillim të procesit gjyqësor ka pranuar shumë vepra të kryrera, shkruan „Landbote“, përcjellë „Shtegu.com“. Bile i ka pranuar edhe disa vepra për të cilat policia zvicerane as që kishte dyshuar në te.

Ky sinçeritet i serbit nuk ishte rastësi, pasi ai ka pasur një besim të plotë tek autoritetet policore zvicerane. Kjo e fundit e njehë shumë mirë ate, por jo si kriminel. Serbi kishte punuar për policinë zvicerane si informues. Pasi e kishte njohur shumë mirë rrethinën, për vite të tëra ai e kishte informuar policinë për vepra të ndryshme të plaçkitjes, ndërsa ajo e kishte shpëblyer në përputhje me informatat. Një gjë të tillë e ka bërë publike pala mbrojtëse gjatë seancës gjyqësore.
Ajo që habitë më tepër, i pandehuri ka qenë informues i policisë zvicerane dhe gjatë kohës që ai kishte filluar me vepra kriminale. Edhe pas lëshimit të tij nga paraburgimi, policia e kishte lutur disa herë për të dhënë shërbime informative.StrugaLajm

Avokati i tij e ka akuzuar policinë e Kantonit Cyrih për trajtim të diskutueshëm të të pandehurit, duke e bërë bashkëfajtore për karrierën kriminele të serbit. Për këtë, ai ka kërkuar një dënim prej 16 mujash me kusht. Nga ana tjetër, Prokuroria ishte e mendimit se i pandehuri duhej të dënohej me gjashtë vite burg.

Gjykata rajonale u përcaktu për një mes të propozimeve. Ajo e dënoi serbin 46-vjeçar me tre vite e gjysmë burg pa kusht, pasi ai kishte pranuar edhe vepra të cilat nuk i ishin ngarkuar atij. Mbetet e hapur çështja e dëbimit të srebit nga territori zviceran, pasi një kërkesë e tillë është aktuale pranë Gjykatës federale zvicerane. (Shtegu.com)

In : Rajoni

Loading...
loading...