Edhe katër ditë fushatë, partitë në terren

Edhe katër ditë kanë ngelur nga përfundimi i fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë vijuar aktivitetet në terren, duke prezantuar programin e tyre para qytetarëve, përcjell INA.StrugaLajm

Në ditët e fundit nga ASH dhe BESA kanë mbërritur thirrjet e ndërsjellta për përkrahje në raundin e dytë të kandidatëve të tyre. Por Alternativa nuk ka një qëndrim të prerë, por duke theksuar se nuk duhet të mbështeten kandidatët e partive në pushtet, por votuesit janë të lirë se kë do të votojnë.StrugaLajm

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se qëndrimi i shprehur nga BESA nuk nënkupton se është vënë në pikëpyetje koalicioni qeveritar.
Lidhur me raportimin e mediave, Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele ka theksuar se mediat nuk kanë bërë shkelje të rregullave nga Kodi zgjedhor. Fushata e zgjedhjeve përfundon më 29 tetor, ndërsa të dielën më 31 tetor zhvillohen votimet në raundin e dytë ku do të zgjedhen kryetarët në më shumë se 40 komuna dhe Qytetin e Shkupit.


Loading...
loading...