Edhe kësaj here derdha dy pika loti tek po largohesha nga vendlindja ime, por kësaj radhe ishin lotë ndryshe..

Lindim Jusufi

Edhe kësaj here derdha dy pika loti tek po largohesha nga vendlindja ime, por kësaj radhe ishin lotë ndryshe..

Tek sa po bëhesha gati të largohem, takoj hoxhën e fshatit Abdulla Rexhepi në orën 13.30 i cili shkonte në një dasmë për të kurorëzuar një çift. Natyrisht është çdo gjë në rregull deri këtu..Ai vërtet po shkonte në dasmë, por në orën 11.30-12.00 kishte bërë ceremoninë mortore të bashkëshortes së tij😪.U habita,ngela i shtangur,pa fjalë dhe nuk ju besoja syve. Për një moment e pata të vështirë ta realizoj..por po,po,ishte e vërtet dhe ishte ai.

Ishte pikërisht hoxha që me një ecje me hapa të shkurtër dhe të shpejta e karakterizon atë, shumë modest, me një buzëqeshje të zakonshme në fytyrë, me një energji po të zakonshme në stilin e tij, dhe për më shumë ishte ai i pari i cili më përshëndeti dhe me uroj një ditë të mbarë, sepse unë vërtet nuk arrija akoma tju besoj syve se ishte ai. Më dhimbti ai moment, skenë që sdo e harroj. Thellë te unë ndjeva keqardhje për të, s’gjeja fjalët e duhura për ta ngushëlluar, përpos dy pikave të loti që ranë..😥

Një shembull mbresëlënës dhe i rrallë në shoqëri edhe më gjërë.. Sot nga hoxha mësova vërtet se vdekja dhe gëzimi janë (ashtu siç kanë qenë gjithmonë) vëlla e motër, mësova se jemi ne ata të cilët bëjmë zgjedhjen midis buzëqeshjes dhe hidhërimit për të vazhduar jetën dhe të nesërmen.. Ai thellë në vete dukej që rasti e kish mërzitur ngase kishte humbur njërin nga personat më të dashur në jetë, por fytyra e tij reflektonte pozivitet dhe shpresë!StrugaLajm

Për një moment mendova (dhe besoj se të gjithë menduam) se pata/patëm pushime jo të këndshme.. Por hoxha ishte një mësim, se ne duhet të vazhdojmë të jetojmë njësoj, ti duam të afërmit tanë, ti respektojmë ata dhe të buzëqeshim me shpresën se çdo ditë do frymojmë për të falur mirësi dhe dashuri!

Mësova sinqerisht se ne jemi këtu vetëm kalimtarë,mësova se jeta krijon rregullin e jo rregulli jetën, mësova frika e vdekjes është në përpjesëtim të zhdrejtë me jetën e bukur..mësova se gjëja që njerëzit duan ta ruajnë më shumë dhe ndërkaq e ruajnë më pak është jeta e tyre vetë!

Respekt dhe ngushëllimet më të sinqerta për hoxhën dhe familjen e tij!


Loading...
loading...