Edhe me pakon e katërt të masave kartela pagesore për qytetarët dhe ndihmë për kompanitë

Paketa e katërt e masave ekonomike parasheh kartela pagesore për kategoritë e qytetarëve si prindër kryefamiljarë dhe pensionistët me pensione të ulëta, për kategoritë që nuk ishin përfshirë paraprakisht, por do të ketë edhe masa të tjera të targetuara për ata që nuk munden pa ndihmën në kuartalin e tretë dhe të katërt, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në pjesëmarrjen në Televizionin 24, Bytyqi theksoi se mjetet për paketën e katërt do të sigurohen me ribalancin e Buxhetit dhe me transferimin e parave të kursyera të cilat disa institucione nuk i kanë harxhuar.StrugaLajm

Vendimi për atë se kur do të jetë ribalanci, informoi Bytyqi, do të dihet për dhjetë ditë.StrugaLajm

Sipas zëvendëskryeministrit, fokusi i Qeverisë është ekonomia, intensivisht po mbahen takime me të gjithë faktorët, ndërsa projeksionet qeveritare për recesionin mbeten të njëjta, ai nuk do të jetë më i thellë se katër për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...