Edhe nga VMRO thonë se po bisedojnë për formimin e qeverisë

Krahas LSDM-së e cila është fituese e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në bllokun maqedonas e cila po zhvillon bisedime për formimin e qeverisë së re, burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal brenda VMRO-së njoftojnë se edhe kjo parti është duke zhvilluar bisedime për formimin e shumicës parlamentare.

Të njejtat burime theksojnë se VMRO është duke zhvilluar bisedime me të gjitha partitë që kanë fituar mandate në parlamentin e ardhëshëm por në përjashtim të LSDM-së me të cilët nuk janë duke zhvilluar bisedime.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...