Edhe një akt për defaktorizimin e shqiptarëve në Ohër /Agron Reçit pasi iu komunikua se është zgjedhur avokat i shtetit tashmë i është thënë se nuk ka akoma vendim

Edhe një akt për defaktorizimin e shqiptarëve në Ohër /Agron Reçit pasi iu komunikua se është zgjedhur avokat i shtetit tashmë i është thënë se nuk ka akoma vendim-

StrugaLajm

Se Maqedonia është vendi i çudirave kjo është vërtetuar edhe në praktikë në shumë raste, por kur pazaret politike luajnë me fatin e njerëzve pa mos mbajtur llogari për individin kjo tregon fytyrën e shtetit që përçon te qytetari. Së fundi, një praktikë të tillë dekurajuese ka përjetuar avokati shqiptar nga Ohri, Agron Reçi të cilit në një njoftim të qeverisë iu lakua emri se ishte përzgjedhur si avokat i shtetit për Ohrin. Por, pas këtij momenti Reçi ka kontaktuar me autoritet për t’i përcjellur vendimin qeveritar, por i është thënë se akoma për të nuk ka një vendim të zbardhur. Ai tregon, se është çuditur me këtë qasje dhe tashmë nuk di si të reagojë edhe pse thekson se këtu ka edhe përgjegjësi penale pse vendimi i marr nuk publikohet. Ndërkohë, në opinionin shqiptar në Ohër, përflitet se me gjasë mos zbardhja e vendimit është një aksham-pazar i minutës së fundit ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së apo një lojë tjetër për defaktorizimin e shqiptarëve të Ohrit. Po këto zëra, thonë se pas emërimit të tre avokatëve të shtetit në Strugë të gjithë të etnisë maqedonase kjo që ndodh me Agron Reçin është në vazhdën e kësaj logjike përjashtuese.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...