Edhe një grindje edhe një vrasje në Tetovë
Shkruan: Selim Iljazi
Në Maqedoni, politikanën edhe pse janë zgjedhur për të vendosur kryesisht rendin e qetësínë, ka nga ata që nuk rrojnë dot pa krijuar vetë sherre dhe konflikte, deri në vrasje. Grinden aq sinqerisht sa disa edhe vriten, duket sikur këtë e kanë ushqim shpirtëror. Nëpër klube dhe dyqane, në shkolla dhe vende parkimesh, dëgjohen grindje, dëgjohen krisma arrmësh për shkak të politikanëve. Shpesh i sheh njerëzit të ndarë në dy grupe: të pozitës dhe të opozitës.
Secila palë gjenë argumente për të akuzuar palën tjetër. Të pozitës janë më agresivë, jo vetëm pse udhëhiqen nga parimi që sulmi është mbrojtja më e mirë, por edhe nga që kanë më pak fakte bindëse. Të opozitës, që ndonëse janë të mërzitur nga mundja, shfaqen më tolerantë. Mirëpo, vjen një çast që dhe këta nuk përmbahen.
Në Maqedoni, sherri fillon nga e para, grinden të rinj, pleq, sportistë, të papunë, shitës, etj. Gati të gjitha kategoritë shoqërore grinden sa edhe vriten.
Në Maqedoni ka dhe që akuzojnë të dy krahët e politikës. Ka intelektualë, ish-funksionarë. Ka njerëz të ditur, të cilët kërkojnë rrënjët e këtij konflikti, ashtu siç ka dhe militantë që nuk duan t’ia dinë për shkaqet e vërteta të grindjeve. Sidoqoftë, njerëzia çuditen tek shohin goxha burra të dalin nga klubet të skuqur në fytyrë dhe me këmishët e dala nga pantallonat, duke u sharë si rrugaçë, çuditen tek shohin njerëz që dalin dhe gjuajnë me arrmë zjari ndaj njëri tjetrit.
Gjenë mes këtyre psikologë, që e shpjegojnë kacafytjen e politikanëve si nevojë psikike, meqë nuk kanë ç’të diskutojnë! Se, ka politikanë, thonë ata, që mirëkuptimi u krijon ndjesinë e monotonisë, sepse u duket si parazitarizëm!
Nevoja për grindje deri në vrasje nuk u lind ngaqë kanë halle, a pse janë në fukarallëk. Pse nuk janë realizuar mjaftueshëm në jetë, a pse nuk i kanë kënaqur ambiciet e tyre! JO, përkundrazi! Ka mes tyre që janë dhe me kulturë, e me pozitë, të kënaqur me veten dhe shoqërinë. Shkurt, ka mes tyre njerëz që nuk dinë se ç’ti kërkojnë më tepër jetës. E, megjithatë, nuk u rrihet pa krijuar konflikt, pa sajuar sherr, grindje, pa kryer kacafytje, po dhe sharje, madje me fjalë banale dhe vrasje!
Po pse, bre, të grinden pse të vriten, amani, na e thoni, se plasëm…!? More, po ç’duan më tepër?
Ndaj, sot popullit në Maqedoni gridjet dhe vrasjet kanë fillua t’i duken normale.